Organizata Botërore e shëndetësisë ngre alarmin se rastet e fruthit në Europë kanë shënuar një rekord të lartë.
Duke bërë thirrje që të merren sa më parë masa prej qeverive, OBSH thotë se më shumë se 41 mijë persona janë infektuar në gjashtë muajt e parë të 2018-ës dhe 37 prej tyre kanë vdekur.
OBSH rekomandon që të gjithë fëmijët duhet të bëjnë vaksinën e fruthit në vitin e parë të lindjes dhe pastaj edhe para fillimit të shkollës. Ukraina dhe Serbia janë ndër vendet me normat më të larta në Europë.