Ish-Kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet sociale ka uruar Kurban Bajramin, duke e cilësuar atë si Ditën e Mëshirës dhe Sakrificës.
Postimi i plotë
Gezuar Kurban Bajramin, Diten e Meshires dhe Sakrifices!
Te dashur miq, muslimanet shqiptar festojne sot Kurban Bajramin, diten e meshires dhe sakrifices se tyre per te madhin Zot, veten, familjen, vendin dhe kombin e tyre.
Le t’i urojme ne perzemersisht cdo besimtari musliman si dhe mbare shqiptareve, Gezuar kete dite te shenjte dhe t’i lutemi Zotit te pranoje dhe shperbleje me miresi cdo sakrifice e perpjekje te çdo shqiptari! sb