3 mujorin e fundit në Prokurori hjanë referuar 103 raste për ngacmim seksual. Ngacmimi seksual është kthyer në fenomen shumë i përhapur kohët e fundit dhe një nga shkaktarët kryesor janë edhe rrjetet sociale.
Referuar të dhënave të Policisë së Shtetit, Shqiptarja.com sqaron se këtu përfshihen si rastet e ngacmimeve të burrave ndaj vajzave, por edhe ato të ngacmimeve ndaj fëmijëve.
Po ashtu, shumë prej rasteve të referuara i përkasin burrave që kanë ngacmuar përmes rrjeteve sociale fëmijët apo vajzat duke kërkuar favore seksuale. Madje në shumë raste ata përdorin kërcënime apo shantazhe sikur kanë foto nudo të tyre.
Mes rasteve të referuara janë edhe 2 burra të cilët kanë shqetësuar motrat e të dashurave duke i bezdisur me sms.