Ish-Kryeministri Sali Berisha ka shprehur konsideratat më të mëdha për Senatorin amerikan John McCain, i cili u nda nga jeta ditën e sotme.
Berisha thotë se McCain ishte një mik i madh dhe i shquar i kombit shqiptar, Shqipërisë dhe Kosovës.
Postimi i plotë
John McCain nuk eshte me!
Te dashur miq, senatoriJohn McCain, nje hero i lirive dhe te drejtave te njeriut, amerikan i madh, ikone e qendreses se njeriut per vlerat qe beson dhe mik i shquar i shqiptareve, dy here ish kandidat per prestident i SHBA, mbylli syte pergjithmone!
Nga viti 1992 e ne vazhdim kam patur fatin te takohem dhe te bisedoj shume here me senatorin John McCain, kete mik te madh dhe te shquar te kombit shqiptar, Shqiperise dhe Kosoves.
Me ndjenjen me te thelle te mirenjohjes ndaj ketij burri te madh te kombit amerikan, shpreh ngushellimet e mia me te ndjera familjes McCain dhe autoriteteve te SHBA dhe i lutem Zotit qe shpirti i tij te gjeje paqen e merituar! Amin!! sb