Fundi i verës po afrohet me shpejtësi, dhe në Europë kjo do të thotë shumë: turizmi është duke u ulur, moti fillon të ftohet dhe më e rëndësishmja, çmimet bëhen më të lira.
Por ka disa qytete europiane ku paratë tuaja mund të “zgjasin” me gjatë se të tjerët.
Sipas një raporti kohët e fundit të Barometrit të Kostove të Qyteteve, bazuar në shitjet e shërbimeve financiare me pakicë – kryeqyteti serb i Beogradit është qyteti më i lirë për të vizituar në Europë këtë vjeshtë.
Nga 46 qytetet europiane të analizuara, nëntë të tjerë bëjnë top-listën 10, kryesisht të vendosur në Europën Lindore. Top 10 destinacione të përballueshme europiane u përzgjodhën në bazë të kostos mesatare të një fundjave në çdo qytet këtë tetor:
“Nëse e shihni Beogradin si një mundësi udhëtimi në tetor, planifikoni një buxhet me rreth 173 dollarë, që është 12% më pak se destinacioni më i lirë i vitit të kaluar: Krakov, Poloni. Ky çmim nuk përfshin çmimin e biletës, prandaj duhet të planifikoni në përputhje me rrethanat për të llogaritur këtë kosto shtesë”, sipas thepointsguy.com.
Megjithëse raporti nuk përfshin çmimet e fluturimit, ai krahasoi koston e 12 blerjeve të tjera të përbashkëta në udhëtime, duke përfshirë një vizitë në një galeri të artit, një turne me autobus në qytet. Në Beograd, një darkë me tre pjata për dy persona me një shishe verë shtëpije, për shembull, mesatarisht shkon 39.53 dollarë amerikanë. Dhe një qëndrim për dy netë për dy persona do të shkonte 105.81 dollarë.
Udhëtarët duhet të dinë, megjithatë, se çmimet e fluturimit për disa destinacione europiane në listë – edhe pse jo në Beograd – janë në fakt më të lira në vjeshtë. Motori i kërkimit të fluturimit Skyscanner tha se në Varshavë (nr. 5) udhëtarët në vjeshtë mund të kursejnë afro 186 dollarë në fluturime, ndërsa kursimet në fluturime drejt Athinës janë edhe më të mëdha: më shumë se 206 dollarë.
Moska, është gjithashtu qyteti më i mirë europian për të kursyer me çmimet e biletave të fluturimit. Udhëtarët që fluturojnë në këtë qytet rus mund të kursejnë 292 dollarë, krahasuar me periudha të tjera të vitit.
Sa për qytetet më të shtrenjta për të vizituar këtë vjeshtë, Oslo në Norvegji është në krye të listës, që parashikohet të kushtojë gati 593.57 dollarë për një fundjavë, e ndjekur nga Amsterdami.