35 mijë të moshuar jetojnë vetëm, 38 % e tyre ndodhen në varfëri ekstreme

Diel, 26 August 2018 17:35

Ndryshimet demografik në Shqipëri kanë  sjellë plakjen e popullatës gjatë dekadave të fundit. Kështu, numri i individëve të moshuar përbën mbi 12% të popullatës së përgjithshme të vendit tonë, me një tendencë në rritje përgjatë viteve të ardhshme. Një tjetër faktor që ndikon është dhe niveli i lartë i emigrimit të të rinjve dhe moshave të mesme.

Duke bërë që numri i të moshuarve që jetojnë vetëm të rritet ndjeshëm. Sipas të dhënave, janë mbi 34.945 persona mbi 65 vjeç  që jetojnë të vetmuar. Diferenca gjinore është e madhe, 26 mijë janë gra të vetmuara, ndërsa meshkuj janë vetëm 9 mijë. Sipas një studimi të bërë nga Rrjeti i të Moshuarve, rezulton se në Shqipëri 38% e personave në moshën e tretë jetojnë në varfëri, me një pension minimal që nuk mund të përballojnë kostot ekonomike dhe shërbimet shëndetësore.

48% e tyre vuajnë nga sëmundjet kronike, kryesisht ato kardiovaskulare, diabet, sëmundje gastrointestinale. Por përveç problemeve shëndetësore, mosha e tretë po braktiset nga familjarët. 8% e të moshuarve raportuan se nuk kishin asnjë kontakt javor me persona të familjes ndërkohë që 1 në 3 persona të moshuar nuk kishin as shokë. Pjesë e këtij studimi janë bërë 1 mijë të moshuar, nga zonat urbane dhe rurale të rretheve Tiranë, Shkodër dhe Vlorë./Klan plus

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...