Bujqësia është motori i ekonomisë shqiptare dhe sektori ku punësohet pjesa dërrmuese e shoqërisë shqiptare.
Por jo nuk është një arsye e mirë për Edi Ramën dhe qeverinë e tij që ta ketë prioritet. Mesa duket nuk është se i sjell shumë fitime atij apo edhe oligarkëve që i rrinë nga mbpara. Edhe pse është një sektorët më pak të financuar nga buxheti i shtetit, fondet që qeveria jep për bujqësinë pritet të ulen më tej gjatë viteve në vijim.
Në programin buxhetor afatmesëm, qeveria ka vendosur që buxheti për Ministrinë e Bujqësisë të ulet vit pas viti, duke zbritur nën 0.5 për qind e prodhimit kombëtar. Sipas të dhënave zyrtare në buxhetin e vitit 2018, qeveria ka parashikuar 10.9 miliardë lekë ose 0.66 për qind të prodhimit kombëtar për Ministrinë e Bujqësisë.
Por për vitin e ardhshëm, financimi për bujqësinë do të ulet në 0.53 për qind e prodhimit kombëtar, ndërsa në vitin 2021 ai do të zbresë edhe më në 0.48 për qind e PBB-së.
Me rënien e financimeve publike, shpresa e vetme që fermerët të marrin më shumë mbështetje financiare mbeten grantet nga Bashkimi Europian. Por ndonëse qeveria ka lajmëruar se nga këto grante do të jepen rreth 100 milionë euro, deri tani disbursimi i tyre s’ka filluar ende.