Një tragjedi e vërtetë ajo që ndodhi pak minuta më parë në një turne ku po mbaheshin kualifikueset e lojërave të Madden NFL 19 Classic në Florida.
4 janë viktimat që numërohen deri më tani dhe ka disa të plagosur. Mësohet se mes të plagosurve është dhe një shqiptar, Drini Gjoka.
“Ishte dita më e keqe e jetës sime, Plumbi goditi në gishtin tim” ka shkruar Drini, e ndërsa ka shtuar se jeta mund të të shkurtohet në një sekondë. Siç ka shkruar në profilin e tij, 19 vjeçari sapo kishte fituar garën e tij të parë në turne.