Një alpinist gjerman vdiq pas një aksidenti në malet e Alta Val Martello në Bolzano. Tre ekskursionistë të tjerë u gjetën nga ekipet e shpëtimit.
Të katër ishin të angazhuar në një ngjitje në Cevedale, 3 mijë metra lartësi, të lidhur në litar, kur njëri prej tyre do të rrëzohej në një humnerë prej 200 metra, duke vdekur në vend.
Turistët e Saksonisë, të moshës midis 40 dhe 50 vjeç, sapo kishin nisur ngjitjenga maja 3,753 metra, kur një copë shkëmbi është shkëputur nga këmbët e njërit prej tyre.
55 vjeçari është rrëzuar dhe ka gjetur vdekjen. Trupi i tij u nxor nga ekipet e shpëtimit të Alpinistëve.
Viktima u transportuar në kampin sportiv të Martellos.
Alpinistët e mbijetuar janë në shok, por nuk kanë raportuar lëndime serioze.