Një sulm me armë zjarri ka ndodhur në Lezhë ku ka mbetur i plagosur një person.
Ngjarja ka nodhur në Ishull Lezhë dhe sipas informacioneve të deri tanishme i plagosur ka mbetur Arben Gjini.
Sipas policisë një mjet tip “Benz” është gjetur i djegur, i denoncuar i vjedhur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e plagosjes.
I plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës në gjëndje të rënda pasi ka marrë plagë në këmbë dhe shpatull.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në fshatin Ishull Lezhe. I plagosuri është banues në Mirdite, por sot ndodhej në kafe bashkë me autorin. Dyshimet e para flasin për një zënke mes autorit dhe të plagosurit.
Informacion paraprak
Më datë 27. 08. 2018, rreth orës 20:45, në Ishull Lezhë, është plagosur me armë zjarri shtetasi Arben Gjini 35 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore.
Gjithashtu, në Kolsh – Lezhë, është gjetur i djegur mjeti tip Benz, i denoncuar i vjedhur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e plagosjes.
Grupi hetimor në vendngjarje, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorëve.