Zbardhet Raporti-Komisionerja e Vettingut pjesë e grupit që grabiti fondet e shkollave

Tuesday, 28 August 2018 17:54

Zbardhet raporti i plotë i grabitjes së fondeve të shkollave, ku pjesë e grupit tenderues ka qenë komisionerja e vettingut, Valbona Sanxhaktari, e cila edhe është kallëzuar në prokurori.

Hashtag.al ka siguruar raportin e plotë, në të cilin listohen 20 shkolla në procedurat tenderuese të së cilave janë llogaritur rreth 470 milionë lekë të vjetra dëme ndaj shtetit.

Faksimile nga raporti

Kërdia me tenderat e shkollave në vend është realizuar nga komisioni i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ku ka qenë juriste Sanxhaktari që tani ka në dorë gjyqtarët dhe prokurorët e vendit.

Roli i Sanxhaktarit përmendet në mënyrë eksplicite në të paktën dy raste në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, teksa thuhet që ngarkohet me përgjegjësi hartuesi i dokumenteve të tenderit dhe juristi.

Sanxhaktari, pas Ministrisë së Arsimit është punësuar si juriste edhe në Kryeministri./Hashtag.al

Login to post comments