Sarandë, i helmuari me fostoksinë niset me helikopter drejt Tiranës

Tuesday, 28 August 2018 18:57

Një 50 vjeçar nga fshati Gjashtë i Sarandës ka tentuar ti japë fund jetës duke u helmuar me fostoksinë.

Familjarët sapo e kanë konstatuar, kanë bërë menjëherë transportimin e Sali Lekës në spitalin e qytetit ku ka marrë ndihmën e parë dhe më pas është nisur me helikopter drejt Qendrës së Toksikologjisë në Tiranë për ndihmë të specializuar.

Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se pacienti ndodhet në gjendje të rëndë dhe shanset për të mbijetuar janë të pakta.

Sherbimet policore hetojne shkakun se pse 50 vjeçari ka tentuar t’i japë fund jetës.

Helikopteri i Ministrisë së Shëndetësisë që bëri transportimin e pacientit u ul ne stadiumin "Andon Lapa" te Sarandes ku do te fillonte miqesorja mes Butrintit e Tomorrit te Beratit, ndeshje e cila u shty me 15 minuta.

Login to post comments