VIDEO/ Policia e Pogradecit dhunon qytetarët, Ministria e Brendshme hesht për ngjarjen

Tuesday, 28 August 2018 20:53

Dhjetëra qytetarë të Pogradecit janë dhunuar dje nga policia e këtij qyteti se kanë protestuar kundër shkatërrimit me tritol që po i bëhet shtëpive të tyre nga një kompani private të shfrytëzimit të minerareve.

Në videon e mbërritur në redaksinë e 55neës.al qytetari denoncon dhunën e shkaktuar ku nuk kanë munguar edhe lëndime si thyerje të krahut apo edhe rrahje.

“Përshëndetje, jam një qytetar nga Pogradeci. Dje ka ndodhur një ngjarje e rende ku efektive te policisë kanë dhunuar dhe shantazhuar banore te një lagje qe po protestonin, madje një personi i kanë nxjerr edhe krahun. Banoret protestojnë sepse një firme e shfrytëzimit te mineraleve nëntokësore kërkon te beje shpërthime me tritol fare pak metra nga banesat. Banesat janë me dokumente te rregullta. Banoret kërkojnë garanci për jetën dhe pronën e tyre, ndërkohë policia e shteti terrorizon banoret me shantazhe e kërcënime te ndryshme për te larguar banoret nga vendi i ngjarjes. Madje duke ushtruar edhe dhune” shkruan qytetari.

Kjo ngjarje vjen pak ditë pas një tjetër skandali të ndodhur në policinë e Pogradecit, kur shefit të  Rendit në Pogradec Agron Brahajt iu publikua një video ku dhunonte e shante të rinjtë e qytetit.

Për skandalin ende nuk ka patur një  reagim zyrtar nga Ministria e Brendshme e cila me heshtjen e saj po bëhet pjesë e dhunës së treguar.

Modifikuar më Tuesday, 28 August 2018 21:07
Login to post comments