Ditën e sotme qytetarë të shumtë u mblodhën për të dhënë sinjalin e rinisjes së qëndresës për mbrojtjen e Teatrit nga projekti qeveritar për prishjen e tij.
Para mbylljes së sensionit Parlamentar në Korik mazhoranca votoi projekt-ligjin që i hapte rrugën prishjes së tij dhe ndërtimit në bashkëpunim me privatin të një godine të re e cila ka prodhuar edhe debat pasi në pronën publike janë parashikuar edhe ndërtimi i disa kullave.
Pas miratimit nga Kuvendi ligji shkoi për miratim në Presidencë ku nuk morri dekretimin nga Presidenti Ilir Meta me arsyetimin se cënonte disa ligje të Kushtetutës dhe Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit.
Por me nisjen e sesionit parlamentar në Shtator qeveria do provojë votimin përsëri të tij e cila në rast plotësimit të votave mund të sjellë edhe prishjen përfundmitare të tij kur në vend kemi edhe ngërçin kushtetues me bllokimin e Gjykasës së Lartë dhe asaj Kushtetuese duke mos i dhënë mundësinë dërgimit të këtij ligji për shqyrtim në gjykatë.
Prandaj mbështetësit e ruajtjes së Teatrit kanë filluar sërish qëndresën dhe do vazhdojnë protestat deri në mos aprovimin e tij.
Protestat për mbrojtjen e Teatir kanë filluar që prej prezantimit të idesë për prishjen e godinës ekzistuese të Teatrit.