Anketa/Ja për çfarë i shpenzojnë paratë të rinjtë shqiptarë në krahasim me prindërit e tyre

E mërkurë, 29 August 2018 07:14

Ndërsa “prindërit e tyre” janë më të prirë që të shpenzojnë për ushqime, të rinjtë kryefamiljar të moshës deri në 24 vjeç harxhojnë më shumë para për veshje dhe restorante dhe më pak për t’u ushqyer.

Monitor ka krahasuear shpenzimet sipas grupmoshave, bazuar në tabelat e publikuara nga INSTAT. Familjet me kryefamiljar deri në 24 vjeç kanë shpenzimet më të ulëta për ushqime dhe pije alkoolike se grup moshat e tjera. Në një familje me kryefamiljar deri në 24 vjeç kjo kategori zë një peshë prej 31% në totalin e shpenzimeve që ka familja. Në ndryshim, të gjitha grup moshat e tjera për ushqime dhe pije jo-alkoolike shpenzojnë mbi 40% në totalin e shpenzimeve mujore për ushqime.

 Për çfarë shpenzojnë më shumë të rinjtë

Krahasuar me grup-moshat e tjera familjet me kryefamiljar deri në 24-vjeç shpenzojnë më shumë për banesë, veshje dhe këpucë, restorante dhe hotele, argëtim dhe kulturë dhe arsim.

Referuar të dhënave të INSTAT në lidhje me shpenzimet për banesë, familjet me kryefamiljarë deri në 24 vjeç kanë peshën më të lartë. Mesatarisht në vitin 2016, shpenzimet për banesë kanë zënë rreth 24.8% të të gjithë shpenzimeve të familjes së re. Edhe për grup moshën 25-34 vjeç shpenzimet janë të larta, ku sipas të dhënave kjo kategori shpenzimi zë 14% të totalit të shpenzimeve dhe për grup moshën 35-44 vjeç. Për grup moshat 45-54 dhe 55-64 shpenzimet për banesë janë më të ulëta, me përkatësisht 8.7 dhe 9.7 % të totalit.

Kategoria e dytë ku familjet e reja “nuk e mbajnë dorën” në të shpenzuar janë veshjet dhe këpucët. 5.9% e shpenzimeve shkojnë për tu veshur dhe për tu mbathur, ndërsa mesatarja e të gjitha kategorive është 4.7%. Grup mosha e dytë që shpenzon më shumë për veshje dhe për këpucë është 45-54 vjeç, ku rreth 5.4% e shpenzimeve shkojnë për këtë kategori.

Edhe në kategorinë e arsimit, kryefamiljarët deri në 24 vjeç, kanë shpenzimet më të larta. Në totalin e shpenzimeve të tyre, ato për arsim zënë rreth 10.5%. Shpenzimet për këtë kategori janë të larta edhe për familjet më grup moshë 45-54 vjeç, të cilat zënë rreth 8.2% të totalit. Më të ulëta janë për kategoritë e tjera, ku shpenzimi për arsim nuk është më shumë se 3% e totalit.

Argëtimi dhe kultura janë gjithashtu një tjetër kategori ku familjet me kryefamiljar deri në 24 vjeç, kanë një peshë më të lartë se grup moshat e tjera, me 3.9%.

 Shpenzojnë pak për ushqime, por hanë më së shumti jashtë

Kanë shpenzimet më të ulëta për ushqime dhe pije alkoolike, por më të larta për restorante dhe hotele. Në krahasim më të gjithë grup moshat e tjera, familjet me kryefamiljar deri në 24 vjeç shpenzojnë më shumë për restorant dhe hotele. Rreth 6.4% e shpenzimeve shkojnë për këtë kategori, ndërkohë që mesatarja për të gjitha grup moshat ishte 4.4%.

Anketa e Buxhetit të Familjeve

Të dhënat për shpenzimet e familjeve grumbullohen në mënyrë të përvitshme nga INSTAT nëpërmjet Anketës së Buxhetit të Familjeve me njësitë ekonomike familjare. Grupet kryesore të konsumit janë përcaktuar sipas Klasifikimit të Konsumit Individual sipas Qëllimit (COICOP), 2012.

Shpenzimet janë grupuar në 12 kategori kryesore: Ushqim dhe pije jo-alkoolike; Banesa; Arsim; Të tjera mallra dhe shërbime; Transport; Restorante dhe hotele; Veshje dhe këpucë; Mobilim, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje të zakonshme të banesës; Komunikim; Pije alkoolike, duhan; Shëndet; Argëtim dhe kulturë. Monitor

Login to post comments

Lajmet e fundit

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...