Xhaxhai dhe dy nipërit që janë akuzuar për vrasjen e 54-vjeçarit Novruz Fiqi do të qëndrojnë në burg për 45 ditë.
Brenda kësaj kohe do të dalë dhe përgjigjja e aktit të ekspertimit.
Mendohet se shkak i konfliktit ka qenë kontrolli i zonës së kanaçeve.
Në pranga janë vënë Arben Nazif, 56 vjeç, Emiljano Nazif, 30 vjeç Edison Nazif, 30 vjeç, të tre banues në Korçë.
Novruz Fiqi u gjet i vrarë më 24 gusht pranë banesës së tij.