Aplikimet e shqiptarëve për llotarinë amerikane, sociologët: Alarm kombëtar, ja çfarë duhet bërë

E mërkurë, 29 August 2018 16:04

Numrin shumë të lartë të shqiptarëve, të cilët aplikojnë për Llotarinë Amerikane, sociologët e konsiderojnë si një alarm kombëtar.

I këtij mendimi është sociologu, Gëzim Tushi, i cili në një intervistë të dhënë për Ekonomix.al, thotë, se shifra prej afro 370 mijë qytetarë që kanë aplikuar për llotarinë amerikane, e vlerësuar në mënyrë sintetike dhe e vlerësuar në tërësinë e faktorëve sinkretikë që e determinojnë këtë fakt, është tejet alarmante.

Sipas Gëzim Tushi-t, fenomeni është kompleks dhe me shumë shkaqe e disa faktorë determinantë ekonomikë, të jashtëm dhe të integruar.

Ai thekson, se shqiptarët janë të mërzitur nga ky lloj tranzicioni shqiptar sui generis, i vështirë dhe i tejzgjatur dhe se, reformat e ngadalta dhe jo aq shumë këmbëngulëse kanë zbehur shpresën e qytetarëve.

Por, ai thekson edhe një tjetër faktor, është situata politike, që shpesh herë paraqitet neurotike, konfliktuale, strategjikisht e paqartë e konfuze dhe pa objektiva krejt të qarta.

Tushi nuk lë mënjanë edhe largimin e një pjesë të elitës kulturore e profesionale, edhe për shkak të difekteve që ka sistemi ynë i vlerave dhe i meritës, i cili, sipas tij, megjithë përmirësimet e bëra nuk e ka akoma statusin e sigurt të sistemit të sigurt të meritës dhe karrierës së merituar.

Por, për sociologun Tushi, padyshim niveli akoma i lartë i papunësisë në vendin tonë është një arsye madhore që i “detyron” shqiptarët të ikin nga Shqipëria. Kjo bashkë me nivelin akoma jo të kënaqshëm të pagave. Padyshim ndikim jo të pakët, sipas tij, ka niveli jo fort i kënaqshëm i shërbimeve publike, si niveli i lartë i kriminalitetit etj.

Sociologu Gëzim Tushi, tregon edhe pasojat, që sipas tij, janë të shumta dhe të shullojshme: Me natyrë ekonomike, sociale e demografike, “plakje të popullsisë” dhe prishje të raporteve demografike midis popullsisë së plakur dhe asaj aktive.

Sipas tij, duhet një “Strategji Kombëtare” për të ndalur e demotivuar këtë proces të zgjeruar të largimit nga Shqipëria. Për të arritur këtë, duhet që politika të shpejtojë reformat që po i imponohen fuqishëm si nevojë e zhvillimit të vendit, për zhvillimin e ekonomisë, përmirësimin e treguesve cilësorë të arsimit, shëndetësisë apo reformës aq shumë të përfoluar kohët e fundit të sistemit të drejtësisë. Ekonomix.al

Modifikuar më E mërkurë, 29 August 2018 16:07

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...