Rama miraton ligjin, lekët e ish-të përndjekurve i kalojnë shtetit

E mërkurë, 29 August 2018 17:40

Qeveria bën disa ndryshime në ligjin e dëmshpërblimeve për ish-të dënuarit politik. Sipas draftit, masën e shpërblimit e marrin vetëm personat e afërt të familjes dhe nëse ata nuk jetojnë më, do ti kalojë buxhetit të shtetit. Drafti pritet të diskutohet në komisionet parlamentar me nisjen e sesionit të ri të kuvendit.

Qeveria propozon ndryshime të ligjit për dëshpërblimit të ish-dënuarve politik, duke i dhënë të drejtën e përfitimit vetëm familjarëve të ngushtë të tij.

Nëse pjestarët e rrethit të ngushtë familjarë ndërrojnë jetën, masa e dëmshpërblimit nuk do ti kaloj më brezave të tjerë, por buxhetit të shtetit.

Sipas projektligjit, ka përcaktime dhe të fondit të vënë në dispozicion. Fondi i dëmshpërblimit të ish-të dënuarve politikë nga regjimi komunist do të ndahet në mënyrë proporcionale për të gjithë përfituesit, me kusht që kësti i dëmshpërblimit të mos jetë më i madh se 1 000 000 (një milion) lekë, thuhet në draft.

Kur vlera totale e dëmshpërblimit është mbi 8 000 000 (tetë milionë) lekë, do të vijohet me pagesën e këstit pasardhës deri në shpërndarjen e plotë të shumës së miratuar.

Ndryshimet në fjalë pritet të kalojnë për diskutime në komisionet parlamentare me nisjen e sesonit të ri të Kuvendit.

P R O J E K T L I GJ
PËR

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9831, DATË 12.11.2007, "PËR DËMSHPËRBLIMIN E ISH-TË DËNUARVE POLITIKË TË REGJIMIT KOMUNIST", TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pikat 1 e 2, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Në ligjin nr.9831, datë 12.11.2007, "Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist", të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 8 shtohet pika 3, me këtë përmbajtje:
"3. Në rastin kur e drejta e përfitimit të dëmshpërblimit financiar përfundon me mbylljen e rrethit të familjarëve që nuk jetojnë, të përcaktuar sipas pikës 1 të këtij neni, dëmshpërblimi financiar, për pjesën takuese të tyre, kalon në buxhetin e shtetit.".

Neni 2

Në nenin 12 bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:
Paragrafi i parë ndryshon me këtë përmbajtje:
"Në bazë të buxhetit vjetor të vënë në dispozicion, fondi i dëmshpërblimit të ish-të dënuarve politikë nga regjimi komunist do të ndahet në mënyrë proporcionale për të gjithë përfituesit, me kusht që kësti i dëmshpërblimit të mos jetë më i madh se 1 000 000 (një milion) lekë.
Për të gjitha subjektet përfituese parësore, kur vlera totale e dëmshpërblimit është mbi 8 000 000 (tetë milionë) lekë, do të vijohet me pagesën e këstit pasardhës deri në shpërndarjen e plotë të shumës së miratuar.
Në rast se vlera totale e miratuar për të gjithë përfituesit është deri në 1 000 000 (një milion) lekë, shpërndarja e dëmshpërblimit do të kryhet me një këst të vetëm, pavarësisht fazës në të cilën ndodhet shpërndarja e dëmshpërblimit.".
Paragrafi i katërt ndryshon me këtë përmbajtje:
"Me kryerjen e pagesës së dëmshpërblimit, për të gjithë përfituesit, brenda këstit më të ulët, fillon pagesa e këstit pasardhës. Ky mekanizëm do të përsëritet deri në shpërndarjen e plotë të shumës së dëmshpërblimit.".
Paragrafi i pestë shfuqizohet.

Neni 3

Në nenin 13, paragrafi i tretë ndryshon me këtë përmbajtje:
"Ministri përgjegjës për financat urdhëron shpërndarjen e dëmshpërblimit, sipas nenit 12 të këtij ligji.".

Neni 4

Në nenin 29, pas paragrafit të dytë shtohet paragrafi i tretë me këtë përmbajtje:
"Gabimet e bëra në të dhëna ose në llogaritjen e masës së shpërblimit, ose ndonjë pasaktësi e dukshme në vendimin e Këshillit të Ministrave për miratimin e dëmshpërblimit financiar, mund të rishikohen me vendim të Këshillit të Ministrave.".

Neni 5

Kudo në përmbajtjen e ligjit, emërtimet "Ministria e Financave" dhe "Ministri i Financave" zëvëndësohen me fjalët "… ministria përgjegjëse për financat …" dhe "… ministri përgjegjës për financat …".

Neni 6
Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E T A R I
GRAMOZ RUÇI

Modifikuar më E mërkurë, 29 August 2018 18:46
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...