Tërmet tjetër lëkund Shqipërinë, ja epiqendra dhe sa ballë ishte

E Enjte, 30 August 2018 08:30

Nuk kanë të ndalur lëkundjet e tërmetit në vend. Pothuajse çdo ditë regjistrohen goditje të reja, ndërkohë që epiqendra lëviz. Së fundi, mbrëmë pas mesnate IGJEUM ka regjistruar një goditje në Gjirin e Lalzit.

Sipas IGJEUM tërmeti është regjistruar në orën 00:07, me epiqendër në GJirin e Lalzit në 11 km thellësi.

Magnituda për fat nuk ka qenë shumë e fortë, është regjistruar 2.1 ballë. Kujtojmë se dje dhe pardje pati lëkundje tërmeti në të njëjtën zonë.

Login to post comments