Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën “arrest me burg” për Alfred Pëllumbaj 33 vjeç që pak ditë më parë vrau me thikë fqinjin e tij, Prendush Fushaj 56 vjeç.
Dy personat ishin përplasur pak ditë para ngjarjes tragjike pasi viktima akuzonte 33-vjeçarin për një grabitje të ndodhur në banesën e tij.
Konflikt që ishte përsëritur në lokalin e Pëllumbaj ku i riu në gjaknxehtësi e sipër qëlloi me thikë në zemër 56-vjeçarin duke e lënë të vdekur.
‘’Nuk mendova ta vrisja, nuk kam pasur paramendim. Më thirri vetë aty, dhe dyshonte vërtete se unë mund ta kisha vjedhur. Jam i penduar”, është shprehur Pëllumbaj në Gjykatë.