Sulmohet me kallashnikov shtëpia e gazetares së njohur

E Enjte, 30 August 2018 13:19

Shtëpia e gazetares Klodiana Lala është sulmuar nga breshëri kallashnikovi.

Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 03:00-04:00 të mëngjesit të sotëm, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të banesës së  babait të saj. Ndërsa në vendngjarje janë gjetur 10 gëzhoja.

Në momentin e të shtënave, në banesë ndodheshin familjarët e gazetares Lala vëllai, babai, ndërsa vetë ajo së bashku me dy vajzat e mitura, ishin aty deri në orët e vona të mbrëmjes. Shtëpia e prindërve është si një shtëpi e dytë për gazetaren Klodiana Lala, pasi në pjesën më të madhe të ditës, prindërit e saj mbajnë vajzat e vogla të saj

Modifikuar më E Enjte, 30 August 2018 13:25
Login to post comments