Policia terror në Pogradec

E Enjte, 30 August 2018 13:14

Policia e Shtetit duket se është kthyer në një vegël të bandave.

Pranë redaksisë sonë ka mbërritur një denoncim, ku bëhet me dije se disa banorë kanë ngritur një shqetësim konkret në polici, duke denoncuar një ngjarje të rëndë.

Siç bëhet me dije, në fshatin Memelisht një firmë ndërtimi, kërkon të bëjë punime me lëndë plasëse në një zonë të banuar shumë afër banesave të tyre.

Ditën e djeshme Policia e Pogradecit, u vu në mbështetje të firmës dhe kundër banorëve, ndërsa mësohet se ditën e sotme me qindra forca policie nga rrethet e tjera janë stacionuar në Pogradec, në fshatin në fjalë.

55News.al mëson se në çdo derë të një banese rrinë 3-4 policë për të mos lejuar banorët të dalin nga aty.

Rruga është e bllokuar dhe policia nuk lejon asnjë për të kaluar edhe nëse mund të ketë ndonjë halla.

/55News.al/

 

Video

Login to post comments