Një aksion i koordinuar policor me Italinë ka bërë të mundur sekuestrimi i një sasie rekord të drogës në Otranto.
U arrit të kapet një sasi droge prej 700 kg dhe u arrestuan dy persona që drejtonin mjetin e fuqishëm lundrues. Policia e Vlorës nuk ka qenë në gjendje të ndalojë mjetin detar dhe ka njoftuar palën italiane e cila ka finalizuar operacionin.
Në njoftimin zyrtar thuhet se në afërsi të lokalitetit Sant Andrea, Otranto, u bë i mundur sekuestrimi i mjetit në ndjekje, që drejtohej nga dy shtetas shqiptarë me iniciale D.G., 22 vjeç dhe A.R., 30 vjeç. Në skaf u sekuestrua rreth 700 kg marijuanë