Për çfarë ankohen bizneset? – Raporti: Subjektet “mbyten” me gjoba abuzive

E Enjte, 30 August 2018 14:45

32 ankesa dhe kërkesa janë depozituar pranë Ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes vetëm për muajin Korrik 2018. Sipas raportit të bërë publik nga ky institucion, një pjesë e mirë e tyre janë trajtuar duke i dhënë zgjidhje, disa janë trajtuar me përgjigje dhe pjesa tjetër janë në proces verifikimi.

Por cilat kanë qenë problematikat më të mëdha që ka hasur sipërmarrja gjatë kësaj periudhe dhe që është ankuar pranë këtij institucioni? Një pjesë e mirë e ankesave, lidhen me gjobat e vendosura nga institucione të ndryshe, për të cilat subjektet mendojnë që kanë qenë abuzive dhe kërkojnë rikontroll.

Të tilla si gjoba nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit dhe Transportit Rrugor për mospajisje me licencë, mungesë informacioni mbi gjobitjen për punonjës të padeklaruar, gjobitje të padrejtë nga ana e Hetimit Tatimor, mos mbyllje në Q.K.R dhe një gjoba që duhej të ishin hequr nga sistemi tatimor, gjoba nga AKU dhe të tjera.

Disa ankesa të lidhen me kërkesat e subjekteve për rimbursim të tatimfitimit të mbipaguar si dhe të TVSH-së kreditore, si dhe shërbime jo të mira nga disa institucione.

Ndërsa ka edhe subjekte që kanë dërguar propozime dhe sugjerime në lidhje me çështje që i konsiderojnë shqetësuese, si TVSH-në për shërbimet, taksën e pronës, si dhe standardin e pagës minimale.

 

Modifikuar më E Enjte, 30 August 2018 14:47
Login to post comments