Pas sulmit ndaj banesës së gazetares së News 24, Klodiana Lala, ka ardhur një reagim nga RSF, organizata ndërkombëtare “Reporterët pa Kufij”.
Në reagimin e tyre, organizata i drejtohet autoriteteve me thirrjen për të mbrojtur gazetaren e për të dënuar sulmin ndaj saj.
Në një postim në Twitter të organizatës për Europën thuhet se RSF dënon sulmin me kallashnikov ndaj shtëpisë së gazetares Lala, ndërsa shprehet se autoritetet kanë për detyrë ta mbrojnë atë.
“RSF dënon sulmin me kallashnikov në shtëpinë e Klodiana Lala, një reporterë investigative që mbulon krimin e organizuar në Shqipëri. Autoritetet e kanë për detyrë ta mbrojnë atë dhe të dënojnë sulme të tilla”, thuhet në reagimin e Reporterëve pa Kufij për Europën.