Avokati i pronarëve në Strasburg: Qeveria shqiptare ka tentuar vazhdimisht të bllokojë dosjet e pronave

Premte, 31 August 2018 11:31

Avokati Sokol Puto, përfaqësues i pronarëve në gjykatën e Strasburgut, deklaroi sot se qeveria shqiptare ka tentuar herë pas herë të bllokojë procesin e shqyrtimit të çështjeve të pronave duke i mohuar drejtësinë qytetarëve shqiptarë.

Në një intervistë për gazetën Panorama, Zoti Puto nuk komentoi audio-përgjimin e publikuar nga Exit tre ditë më parë, por tha se, përmes vizitave të shpeshta qeveria ka ushtruar dukshëm atë që sipas tij mund të quhet një formë presioni ndaj GJEDNJ-një:

“Qeveria ka dërguar përfaqësuesit e saj në Gjykatën Evropiane për të takuar drejtues të gjykatës për të njëjtën çështje [shtyrjen e proceseve]. Ka qenë ish-ministri i Drejtësisë Manjani dhe ministri i Financave Ahmetaj që kanë shkuar në Gjykatë. […] Të gjitha këto çfarë mund t’i quajmë? Qeveria në Strasburg është palë, siç është pronari palë nga krahu tjetër. Dhe njëra palë nuk mund të shkojë të takojë gjykatën dhe të thotë, më bëni këtë apo atë. Nuk ka sens.

Vajtja e qeverisë atje, në mënyrë zyrtare për të takuar kryetarin e gjykatës, formë presioni është sepse presioni nuk bëhet vetëm thjesht duke thënë “shiko po nuk e bërë ti këtë, unë do të bëj këtë”. Presion është kur i thua gjykatës “na jep një çikë dorë në këtë punë se për efekt të vlerës ne mund të falimentojmë, e kemi të papërballueshme”. Edhe ky një formë presioni është.”

Sipas avokatit Puto, qeveria shqiptare nëse kërkon të ndërhyjë në këto procese, të vetmen alternative që ka është t’i drejtohet Këshillit të Evropës:

“Nëse do ta ngresh këtë gjë në nivel politik, [qeveria] s’ka punë me Gjykatën Evropiane, por me Këshillin e Evropës. Atje ti përballesh me kërkesën e llogarisë. Çdo lloj takimi që bëhet në gjykatë, është i gabuar.” exit.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...