Coca-cola do të blejë rrjetin e ‘coffe shop-ve’ Costa në vlerën 3.9 miliardë dollarë pas një marrëveshje të arritur me pronarin e Whitbread.
Shefja ekzekutive e Whitbread, Alison Brittain tha se kompania tani do të fokusohet në zgjerimin e biznesit të Premier Inn, i cili është rrjeti më i madh i hoteleve në Britaninë e Madhe.
Duke e përshkruar shitjen si një “fitore të favorshme” për të gjithë ajo tha se tashmë mund ta shohim Costa-n kudo, në dyqane, bare, restorante, kafene, hotele dhe në të gjithë vendet e tjera ku shohim Coca-Cola sot
Whitbread bleu Costa, e cila tani është zinxhiri më i madh i kafesë në Mbretërinë e Bashkuar, për vetëm 19 milion £ në 1995. Në atë kohë, ajo kishte vetëm 39 ‘coffee shop’. Ajo tani ka më shumë se 2,400 dyqane kafeje në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe rreth 1,400 degë në 31 vende jashtë shtetit. Costa Express ka 8,237 makina shitjeje në të gjithë botën. Scan