Brenda 120 minutave Policia Rrugore ka vënë 120 gjoba. Policia njofton se vetëm në 120 minuta gjatë monitorimit të saj policia ka gjobitur 65 drejtues mjetesh që nuk respektojnë kalimtarët në Bulevadin Dëshmorët e Kombit.
‘Pamjet e regjistruara në Bulevard përgjatë dy orë monitorimi, rregjistruan 65 drejtues mjetesh të cilët u ndëshkuan për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve në vendkalimet e tyre, 15 nga të cilët rezultuan edhe me mangësi të tjera në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim dhe praktikat për këto raste, ju përcollën Organit Administrativ Shtetëror, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë për shqyrtim’, thuhet nb=ë njoftim.