Kalesat në hekurudhë, pa asnjë standard sigurie

Premte, 31 August 2018 16:06

Një familje shpëtoi për mrekulli disa ditë më parë, kur makina me të cilën po udhëtonin u përplas me trenin në Golem. Katër fëmijët dhe prindërit u dërguan në spital. Makina e tyre u godit nga treni në një kalesë të ligjshme, e cila nuk kishte asnjë standard sigurie.

Përgjatë gjithë linjës Tiranë-Durrës janë 22 kalesa, nga këto 9 janë të paligjshme dhe 13 të ligjshme. Ekspertët thonë se asnjëra prej tyre nuk ka sinjalistikën e duhur.

Tek stacioni i Vorës është vendosur një kalesë e ligjshme e cila ruhet nga roja e sigurisë dhe ndalon automjetet në momentin kur kalon treni.

“Kalimet në nivel janë problematike, mungojnë barrierat dhe gjysmë barrierat dhe sinjalistika. Fillimisht vendoset një shalon me tre vija, dhe pas 100 metra duhet një shalon dhe pastaj me nje vijë. Si dhe një semafor me dy pulsantë. Këtu mungon sinjali pulsues i kuq që tregon se duhet të ndalojë makina kur pulson. Edhe kur ka roje, duhet një sinjal me një dritë të kuqe, ndërsa në momnetin kur nuk është rojam duhen dy sinjale”.

Ja se si është në vendet e Europës një kalesë e ligshme me të gjithastadardet e sigurisë në momentin kur kalon treni. I pajisur me tabelë, barrierë mbojtëse dhe semafor i cili pulson duke treguar shkallën e rrezikshmërisë. Në Shqipëri, veprohet ndryshe.

“Shohim njëherë andej, njëherë këtej dhe kalojmë. Jemi të rrezikuar, por shikojme. Po nuk pamë vjen dhe na merr treni”, thonë drejtuesit e mjeteve.

Në të gjithë rrjetin tonë hekurudhor, asnjë nga kalesat nuk plotëson standardet. As kalesa në zonën e Gërdecit, një prej atyre me fluksin më të madh të lëvizjes së makinave mbi shina.

“Këtu duhen dy sinjale të mëdha pasi është zonë me qarkullim të madh. Kjo është kalesë e paligjshme. 150 metra më parë në të majtë dhe të djathtë duhet të kishte dy tabela të mëdha që tregon simbolin e lokomotivës që tregon se mund të përplasesh me trenin, kur vijmë tek kalimi duhej kryq i shën amndresë dhe një semafor me dy pulsantë. Automjetet janë të gjitha të rrezikuara pasi nuk ka asnjë sinjalistikë”.

Nga Janari deri në muajin Gusht, 8 aksidente hekurudhore kanë ndodhur në Shqipëri nëpër kalesa, me dy viktima e disa të plagosur./Tv Klan

Modifikuar më Premte, 31 August 2018 16:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...