Pesë rastet më të dhunshme me të cilat gazetarët janë përballur

E mërkurë, 05 September 2018 17:09

Dhuna ndaj gazetarëve, pesë rastet më të njohura

Ditët e fundit, me sulmimin e dy gazetarëve, organizata të huaja dhe vendase kanë denoncuar dhunën dhe kanë kërkuar më shumë mbrojtje për gazetarët dhe lirinë e medias.

Janë të paktën 5 raste kur gazetarët janë dhunuar për shkak të profesionit:

 – Më 3 shtator, Julian Shota, korespondenti i Report TV u kërcënua me armë në kokë dhe nuk u lejua të raportonte mbi shpërthimin e ndodhur në një bar-kafe në Laç, nga vetë pronari i lokalit.

 – Më 30 gusht 2018, shtëpia e prindërve të gazetares së  Neës24 Klodiana Lala u sulmua me breshëri automatiku.

 – Më 26 maj, Kryeredaktori i gazetës “Rilindja Demokratike” Blendi Kasmi u godit nga policia gjatë protestës së opozitës.

 – Në maj 2017, gazetari i emisionit investigativ Genci Angjellari u sulmua fizikisht nga administratorja e kompanisë “Euroteam” teksa gazetari po bënte një kronikë për ndotjes mjedisore që kompania shkaktonte në fshatin Stërmas të Tiranës.

 – Në maj 2016, Gazetari i Telesport, Eduard Ilnica u godit nga një grup prej 6-7 personash.  Nga agresorët e shumtë, gazetari Ilnica njohu vetëm presidentin e Kastriotit, Alban Vogli.

Organizata e shoqërisë civile “Reporterët pa Kufij” (RSF) i ka kërkuara vazhdimisht organeve kompetente dhe Kryeministrit Rama se “duhet të dënojë publikisht përdorimin e dhunës ndaj gazetarëve.”

Por kjo gjë ka pak shanse të ndodhë, pasi Kryeministri Rama, prej kohësh tashmë, ka kultivuar një gjuhë urrejtjeje ndaj shtypit të lirë, të cilin ai shpesh e tall dhe ofendon teksa flet nga televisioni i tij personal.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...