Identifikohet punëtori i internetit që e zuri korrenti

E mërkurë, 05 September 2018 18:41

Një 38-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike të tensionit të lartë.

Sipas të dhënave nga policia, ngjarja ka ndodhur në mënyrë aksidentale, teksa Astrit Zykollari 38 vjeç punonjës i një kompanie interneti ka qenë duke punuar në taracën e një banese dy katëshe në rrugën dytësore, km.1, i autostradës Tiranë-Durrës.

“Më datë 05.09.2018, rreth orës 14:10, në Fushë Mëzez, shtetasi A. Z., rreth 42 vjeç, duke punuar në një banesë për të vendosur linjën e internetin, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike ku për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Login to post comments