Një shqiptar është arrestuar në Itali pasi dyshohet të jetë autori i vrasjes të bashkëatdhetarit të tij Arben Kola.
Mediat lokale bëjnë me dije se në prangat e policisë ka rënë Marsel Disha, 26 vjeç.
Ndërkohë, raportohet se hetuesit vijojnë punën për mbledhjen e provave në sheshin “Teosa” në Breshia, ku mbrëmjen e djeshme ndodhi sherri që përfundoi me vdekjen e Kolës në spital, pas plagëve të marra.
Në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat zjarrfikëse, që po bashkëpunojnë me efektivët për gjetjen e armës. Arma me të cilën është goditur babai i dy fëmijëve nuk është gjetur ende.
Mbetet ende për tu zbardhu shkaku i sherrit mes Dishës dhe Kolës jashtë ambienteve të lokalit dhe sallës së lojërave të fatit në.
Lidhur me ngjarjen, është regjistruar një procedim penal për vrasje.