Nga Sali Berisha
Kjo eshte maskarada e vjedhjes,
gjobave me tekstet mesimore!
Lexoni mesazhin e mesueses dixhitale. sb
“Pershendetje Z. Berisha!
Deshiroj te denoncoj tek ju aktin e fundit te vjedhjes, talljes dhe mashtrimit qe po behet me tekstet e shkolles.
Pasi mori djali listen e librave ne shkolle per klasen 9, shkojme ku na adresuan, ne nje restorant peshku!!!!
Nje tmerr i vertete radha.
Na i japin librat ne pako te mbyllura dhe cmimi 10 mije leke te vjetra me shume se ne katalog (totali 72 mije leke te vjetra). Nuk pranuam ti merrnim pa e hapur pakon. Pas debateve e hapim pakon dhe gjejme brenda disa fletore pune dhe atlas te klases se 7 dhe 8, pa pulle. Po keta cfare jane i themi dhe perse duhet ti paguajme kot, ne po marrim librat e klases 9. Nuk me duhet gje mua thote shitesja, do ti merrni me pako, keshtu mi kane dhene ti shes. I themi se nuk marrim qorrazi asnje liber dhe as paguajme asnje leke kot.
Dhe keshtu vepruam, morem vetem librat qe na duheshin me sherr dhe ikem.
Hej, bela, thame, po kjo pune keshtu.
Te tjeret qe i kishin marre me gjithe cfare kishin pakot dhe gjendeshin akoma aty i hapen dhe i kthyen.
Dhe kjo ndodh ne qender te Tiranes, pak metra larg Ministrise se Arsimit!
Le te paguajne nxenesit e klasave 5 deri 12 ca leke me shume, se nuk behet kiameti!
Kush mendje djallezore dhe cila "kuzhine restoranti" me peshk te qelbur ka gatuar kete maskarade?
Keqardhje per ata qe e kane marre tashme pakon, apo do ta marrin ate, pa e pare cfare ka brenda.
Ju lutem anonim,
(jo per vete por per tim bir se keta nuk pyesin as per femijet).
Me shume respekt,”