Vritet me thikë 13-vjeçari në Fushë-Mamurras

E mërkurë, 05 September 2018 22:03

Një fëmijë i mitur, rreth 13 vjeç, është vrarë me thikë mbrëmjen e sotme në Fushë-Mamurras.

Sipas informacioneve të para, i mituri ka humbur jetën pasi është qëlluar me thikë pas një sherri me një bashkëmoshatar.

Edhe pse është dërguar me shpejtësi në spital, 13-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Modifikuar më E mërkurë, 05 September 2018 22:04
Login to post comments