Vrasje me armë zjarri

E Enjte, 06 September 2018 08:10

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur gjatë natës në periferi të Mamurrasit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Zef Hoti", ndërsa viktima është Indrit Pepa.

Nuk dihen ende rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.

Kjo është vrasja e dytë në Mamurras në harkun e pak orëve. 

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:34, një 14 vjeçar u plagos rëndë me thikë pas një sherri me 15 vjeçarin me iniciale A.Xh.

Viktima, Adriel Sala, ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Autori i dyshuar është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, për veprimet e mëtejshme hetimore proçedurale, për veprën penale të kryer.

Modifikuar më E Enjte, 06 September 2018 08:30
Login to post comments