Policia e Lezhës ka dhënë detajet e para lidhur me vrasjen e ndodhur në Mamurras në orët e para të ditës së sotme.
Siç bëhet me dije, ka mbetur i vrarë 27-vjeçari Indrit Pepe. Ndërsa policia sqaro se është bërë i mundur identifikimi i autorit të ngjarjes, i cili është shpallur në kërkim.
Ky është njoftimi i plotë i Policisë:
Sot, rreth orës 04:30, është marrë njoftim se në Mamurras, afër xhamisë së qytetit, është plagosur me armë zjarri shtetasi I.P. 27 vjeç, banues në Mamurras, i cili është transportuar për në Spitalin e Traumes në Tiranë, por rrugës ka ndërruar jetë.
Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasit A.M. 49 vjeç, banues në Mamurras i cili u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e tij.
Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.