Një shoqatë artistike është zbuluar dhe demaskuar nga emisioni "Fiks Fare" ditën e djeshme, në të cilën rekrutoheshin femrat për t’u futur në një rrjet prostitucioni.
Shoqata me emrin "Ferdinand Deda" vepronte nën drejtimin e kryetarit Shpëtim Çerkezi, i cili nxirrte në rrjetet sociale njoftime për sekretare në Tiran, por vajzat përfundonin si prostituta në Maqedoni.
Në faqen në Facebook të shoqatës janë publike fotot e kryetarit Çerkezi, i cili rekrutonte vajzat. Ai shihet nën praninë e disa këngëtarëve VIP e artistëve mjaft të njohur shqiptarë.