Transporti i mallrave, kosto të larta – BB: Shqipëria është një prej vendeve që do përfitonte më shumë me uljen

E Enjte, 06 September 2018 13:57

Shqipëria është një prej 4 vendeve që do të përfitonte më shumë me uljen e kostove të transportit të mallrave dhe lëndëve të para, në rrugë tokësore. Këtë e thotë Banka Botërore në raportin më të fundit për lidhshmërinë ndër vendet e Europës Lindore dhe Azisë Qendrore.

Raporti sqaron kështu se, vende si Shqipëria, Armenia, Kazakistani dhe Kirgistani do të përfitonin së shumti nga ulja e kostove të transportit, pasi janë vende që eksportojnë kryesisht mallra apo lëndë të para me një vlerë të shtuar të ulët. Kostot e transportit varen nga vendet e origjinës dhe ato pritëse por edhe nga industria e transportit.

Ky konstatim vjen kështu më shumë në formën e një këshille tërthorazi për autoritetet e këtyre vendeve. Por ndërkohë që në këtë drejtim, impakti do të ishte i madh, në drejtim të lidhjes me fqinjët në tërësi, Shqipëria vlerësohet të jetë një prej vendeve me impaktin më të vogël, siç e tregon qartë edhe grafiku. Në krahasim me vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria shihet si vendi me impaktin më të ulët.

Login to post comments