Kursi i këmbimit valutor i ditës së enjte nuk ka sjellë ndryshime për monedhën e përbashkët europiane. Euro vijon të mbetet në kuotën e 126 lekëve në blerje dhe 126.8 lekëve në shitje.
Paundi britanik po ashtu ka ndalur hovin duke mbetur i pandryshuar në nivelin e 140 lekëve.
Ndërkohë, sa i takon dollarit amerikan, valuta ka shfaqur një tendencë të lehtë rënieje ndaj lekut. Sot monedha amerikane këmbehet për 108.5 lekë në blerje dhe 109.5 lekë në shitje.
Sa i takon valutave të tjera ndërkombëtare, dollari australian ka shënuar një rënie ndaj lekut dhe ndodhet në kursin e 77.7 lekëve në blerje dhe 78.5 lekëve në shitje. Dollari kanadez dhe franga zvicerane po ashtu kanë pësuar një rënie të lehtë ditën e enjte dhe këmbehen respektivisht me 82 lekë dhe 111.7 lekë.
EUR/ALL 126.00 -126.80
USD/ALL 108.50 -109.50
GBP/ALL 140.00 – 141.00
AUD/ALL 77.70 – 78.50
CAD/ALL 82.00 – 83.00
CHF/ALL 111.70 – 112.50