Pret pemët, policia prangos 64-vjeçarin shqiptar në Greqi

E Enjte, 06 September 2018 22:29

Policia greke ka arrestuar një 64 vjeçar pasi u kap të transportonte me mushke dru lisi, i cili kishte kaluar në mënyrë të paligjshme në territorin grek nga një vendkalim kufitar i pakontrolluaar.

Ai u ndalua dhe nga kontrolli, doli se kishte prerë dru lisi pa lejen e Sherbimit Pyjor në një zonë pyjore publike në Kastoria.

64-vjeçarit ju konfiskua materiali i druve, ndërsa ai është arrestuar dhe u dënua nga prokuroria e Kastorias, akuzuar për shkelje të legjislacionit pyjor dhe hyrjen e paligjshme në vend.

Login to post comments