“Si u vra me snajper ai që denoncoi parcelat me drogë në Tepelenë”

Premte, 07 September 2018 10:00

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë, ku në fshatin Rabie të Memliajt, ku 43 vjeçari Alket Muho u vra në mes të fshatit.

Edhe pse deri tani kemi asnjë të dhënë zyrtarë lidhur me këtë ngjarje, në media është folur se 43-vjeçari është qëlluar me snajper pasi disa ditë më parë ai kishte denoncuar disa parcela të mbjella me drogë.

Për ish-ministrin e Drejtësisë, “Forca e Ligji”, po vret ato që po flasin dhe jo ata që denoncon krimin.

Reagimi i plotë i Ylli Manjanit në FB

Forca e ligjit vret me snajper!!!

Dikush që informoi Policinë për një krim, të organizuar madje, u vra! Me snajper. Në mes të operacionit “Forca e ligjit”. U vra ai që foli, jo ata që bëjnë krim! Denoncoi mbjelljen e hashashit. As emër e as mbiemër, denoncoi. Thjesht faktin që në x vend ka hashash. Kaq! E vranë vetëm pse foli!

Le ta zëmë se nuk e qëlloi policia, por “qëlluesi” ka marrë informacion nga Policia mbi denoncimin e viktimës… Krim e shkuar krimit të organizuar!

Çfarë duhet të ndodhë më shumë për të kuptuar se ç’polici kemi?! Kush e besojë dot sot Policinë pas kësaj?! Për të denoncuar krime jo e jo!

Ah, ndjesë! Sondazhi thotë se “populli do më shumë se çdo gjë tjetër policinë”. Po po biles populli nuk do as veten sa do policinë!!!

Pushta pa kufij! Vettingu nuk mjafton, jo! Po kam frikë se edhe burgu është pak për këtë takëm të poshtrish dhe maskarenjsh që drejtojnë…

Login to post comments