Gjendet i vdekur një 58-vjeçar pranë Portit të Himarës

Premte, 07 September 2018 10:06

Një burrë 58-vjecar u gjet i pajetë nga policia në Himarë.

Sot, pas mesnate, rreth orës 00:43, në rrugën kryesore drejt Portit Himarë personi me inicialet F.Ç, 58 vjeç,  është gjetur i pajetë në tokë.

Nga hetimet e kryera si dhe nga kqyrja paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkaqe aksidentale. Policia thotë se dyshohet që F.Ç aksidentalisht është rrëzuar ku dhe ka humbur jetën).

Megjithatë, ekapertët mjeko-ligjorë po kryejnë ekspertizën për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës.

"Grupi hetimor po punon për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes", përfundon një njoftim paraprak i policisë.

Login to post comments