I merr 8000 euro të resë, arrestohet juristi i Bashkisë së Korçës

Premte, 07 September 2018 10:17

Një 31 vjeçar nga Korça është arrestuar ndërsa janë shpallur në kërkim dy të tjetër pasi akuzohen se me anë të mashtrimit  i kanë përvetësuar shumën prej 8000 Euro një 36 vjeçareje nga Librazhdi.

I arrestuar është Elvis Gjata ndërsa filloi procedimi penal dhe u shpallën në kërkim shtetasit E.F, 32 vjeç dhe K.G, 30 vjeç, të tre banues në Korçë.

"Këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, nëpërmjet mashtrimit, dyshohet se në muajin maj të vitit 2018, i kanë përvetësuar shumën prej 8000 Euro, me qëllim zgjidhjen e një problemi gjyqësor, shtetases D.H, 36 vjeçe, banuese në Librazhd" informoi policia e Korçes.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë bazuar në nenin 143/2 të Kodit Penal.

Login to post comments