Ikin emigrantët, euro kërcen në 126.5 lekë, niveli më i lartë në 3 muaj

Premte, 07 September 2018 15:20

Monedha e përbashkët e ka mbyllur javën duke u këmbyer me 126.5 lekë, 0.08 lekë më shumë se një ditë më parë dhe duke arritur në nivelin më të lartë që nga data 12 qershor, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

Me përjashtim të ditës së mërkurë, euro ka qenë në rritje për 12 ditë radhazi. Më i luhatshëm ka qenë dollari, i cili sot këmbehej me 108.69 lekë, 0.1 lekë më pak se një ditë më parë.

Aktorët e tregut pohojnë se forcimi i euros ka lidhje me mbarimin e efekteve sezonale. Fundi i gushtit dhe fillimi i shtatorit përkojnë me ikjen e emigrantëve dhe uljen e fluksit të turistëve, duke ndikuar në uljen e ofertës për valutë në treg.

Megjithatë, edhe në gjysmën e parë të gushit, rënia e euros ishte e frenuar, pavarësisht fluksit të shtuar të valutës, për shkak se Banka e Shqipërisë ka qenë aktive në treg për të mos lejuar nënçmimin e fortë të monedhës së përbashkët. Niveli më i ulët që u arit në gusht ishte 125.38 lekë.

Që prej fillimit të qershor, kur euro zbriti në 124.17 lekë, nga gati 134 lekë që ishte në ditët e para të janarit, banka e Shqipërisë nisi një seri ndërhyrjesh të jashtëzakonshme në tregun e brendshëm që synonin të frenonin rënien e pakontrolluar të euros. Pas disa luhatjeve të mëdha në ditët e para, euro u stabilizuar në nivelin e rreth 126 lekëve.

Aktorët e tregut pohojnë se me mbarimin e efekteve sezonale është e vështirë që të parashikohet se si do të jetë ecuria e kursit të këmbimit. Dy vitet e fundit, kursi është luhatur nga faktorë jo të zakontë të kërkesë-ofertës, e ndikuar dhe nga hyrjet informale të valutës, që kanë ndikuar ndër të tjera dhe në forcimin e pazakontë të monedhës vendase, teksa deficiti i llogarisë korente nuk ka shënuar përmirësim të dukshëm. Teorikisht euro duhet të jetë e fortë pas gushtit, por nëse do të fillojë ndërtimi i kullave, ekspertët presin që oferta e valutës të rritet sërish në tregun e brendshëm.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...