FOTOT/Aeroporti më i mirë në botë, si resort luksoz – Përfshin kinema, kopsht botanik, jacuzzi dhe kënd lojërash

Diel, 09 September 2018 13:00

Aeroporti Changi i Singaporit u shpall këtë vit për të gjashtin vit radhazi si aeroporti më i mirë në botë, një çmimi i dhënë nga portali i vlerësimit Skytrax. Arsyet për dhënien e çmimit bëhen shumë të qarta sapo kontrollon një listë të shërbimeve shtesë që ai afron.

Si fillim, për ata që duhet të presin një kohë të gjatë deri në fluturimin e tyre, ka salla kinemaje që shfaqin pa pagesë filmat më të fundit.

Ndërsa për udhëtarët që duan të nisin pushimet e tyre pak më herët, apo duan ta bëjnë një udhëtim biznesi të duket si udhëtim argëtimit, aeroporti u ofron një pishinë në katin e fundit, me jacuzzi dhe një bar.
Sikur të mos mjaftonin këto, aeroporti është i mbushur me kopshte botanike, të cilat kanë bimë si luledielli, orkide, kaktus, por edhe flutura dhe një pellg me peshq të kuq.
Njerëzit që e duan argëtimin, por sidomos fëmijët shijojnë këndin e lojërave pesëkatësh dhe rrëshqitëset gjigande.

Në brendësi të tij, në hapësirën tregtare, aeroporti ka dyqane duty-free me dizajn dhe arredim fantastik. Krahas këtyre elementëve, udhëtarët do të vlerësojnë mbi të gjitha pastërtinë, shërbimin e shkëlqyer ndaj klientëve, si dhe vendet e rehatshme për të pushuar. Scan

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...