Jack Ma, themeluesi i “Alibaba” bën gati lamtumirën

Diel, 09 September 2018 13:16

Njeriu më i pasur i Kinës, Jack Ma, po përgatit bazat për një të ardhme larg Alibaba, kompanisë që ai bashkëthemeloi dhe e ktheu në një forcë të jashtëzakonshme në tregtinë onlinë.

Në një intervistë për Bloomberg, Ma u shpreh se po i dedikon më shumë kohë dhe pasuri filantropisë, me krijimin e një fondacioni me emrin e tij, të fokusuar në edukimin. Në këtë mënyrë, Ma do të ndjekë hapat e miliarderit amerikan Bill Gates.

Teksa themeluesi i Alibaba e sheh veten si një drejtues aksidental, i cili hyri në botën e biznesit me kompaninë e tij 20 vite më parë, ai është bërë një prej liderëve të korporatave më të njohur të Kinës. Edhe pasi dha dorëheqjen si CEO në vitin 2013, ish mësuesi i anglishtes mbetet fytyra publike e kompanisë me një vlerë tregu prej mbi 400 miliardë dollarësh, e cila ka interes nga tregtia online, tek prodhimi i filmave të Hollywood, procesimi cloud dhe pagesat online.

“Ka shumë gjëra që mund të mësoj nga Bill Gates. Unë nuk mund të jem kurrë aq i pasur, por një gjë që mund ta bëj më mirë është të tërhiqem më herët. Mendoj se një ditë, së shpejti, do t’i rikthehem mësimdhënies. Kjo është diçka që mund ta bëj shumë më mirë se sa të jem CEO i Alibaba”, deklaroi Ma në intervistë.

I pyetur nëse diçka e tillë mund të ndodhë këtë vit, miliarderi kinez u përgjigj duke buzëqeshur: “Do ta dini shumë shpejt. Kam përgatitur një Fondacion Jack Ma. Të gjitha këto gjëra i kam përgatitur prej 10 vjetësh”.
Ma u lind në Shtator 1964 në familjen e disa muzikantëve tradicionalë në Hangzhou, një qytet të lashtë, i cili është shndërruar në një qendër botërore e teknologjisë së lartë dhe bastion i sipërmarrjes, për shkak pjesërisht sepse baza e Alibaba ndodhet atje.

Ai e nisi kompaninë Alibaba.com në vitin 1999, si një platformë business-to-business, mbështetur nga 60 mijë dollarë nga 18 bashkëthemelues.

Me disa marrëveshje të zgjuara dhe një investim nga SoftBank, platforma u shndërrua në një gjigand të tregtisë online. Vitin e kaluar shpërndarjet e pakove arritën në 55 milionë në ditë.

Ma gjithashtu kontrollon Ant Financial, platformën financiare online, e cila kontrollon sistemin e pagesave celulare më të madh në Kinë. Biznesi ka mbi 870 milionë përdorues, përmes pagesave të sistemit Alipay dhe partnerëve të tij.

Alibaba ka aktualisht një prej ekipeve menaxhuese më të fuqishme në Kinë. Edhe nëse Ma tërhiqet, ai do të ketë sërish një rol në caktimin e strategjive kryesore. Kjo pasi Alibaba mbetet i kontrolluar nga një strukturë partnere, e cila i lejon disa ekzekutivë dhe partnerë të vendosin mbi nominimet e bordit.

“Kam besim të plotë tek ekipi im dhe tek struktura parnere, të cilën shumë investitorë nuk e pëlqejnë. Është sistemi ku unë mendoj se kam kontribuar së bashku me ekipin tim dhe kjo do të bëjë të mundur që kompania të zgjasë për një kohë të gjatë”, u shpreh Jack Ma.

Fokusi i bamirësisë të tij tek edukimi është i qartë, për shkak se Ma ka folur shpesh për rëndësinë e arsimit për të dhe mangësitë e tij si student, kur ngeli dy herë në provimin kombëtar të Kinës për në universitet.

Ma e sheh filantropinë edhe si një mënyrë për të ngritur një urë që lidh dallimet mes dy ekonomive më të mëdha të botës, Kinën dhe SHBA.

“Njerëzit në Kinë dhe Amerikë, një gjë që kemi të përbashkët është dashamirësia për dashurinë dhe respektin. Kjo është një gjuhë e përbashkët. Revolucioni i parë teknologjik shkaktoi Luftën e Parë Botërore, i dyti shkaktoi Luftën e Dytë Botërore, tani jemi në revolucionin e tretë, çfarë do të ndodhë? Duhet të jetë një luftë kundër varfërisë, sëmudjes, e të tjera”, tha Ma.

 

Modifikuar më Diel, 09 September 2018 13:21
Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...