Suksesi i shqiptareve në botë nuk ndal. Janë të shumtë ata që në fusha të ndryshme duke qenë të zotët në profesionet e tyre, një histori e vërtet suksesi dhe njëri prej tyre është Naim Hasani. I palodhur në punën e tij të përditshme, z.Hasani mundi që të fitojë një nga çështjet më të rëndësishme në Britani, atë të qytetarëve shqiptarë të cilët kishin marrë shtetësinë dhe ministria e Brendshme kërkonte të iu hiqte atë për faktin se ishin deklaruar si shqiptarë nga Kosova. Veç kësaj avokat Naim Hasani është dominuar si kandidat potencial për çmimin “Avokati më i mirë për të Drejtat e Njeriut 2018” në Britani, çmim i cili do të shpallet në Londër më 17 Tetor 2018. Së fundi, Ministria e Drejtësisë Britanike i ka besuar z.Hasani dhe zyrës së tij një kontratë 5 vjeçare për klientët që vijnë nga shtresat në nevojë.
Më konkretisht bëhet fjalë për; “Shërbime legal AID në çështjet e azilit dhe emigracionit- Judicial Review- Të Drejtat e Njeriut dhe të drejtën civile dhe publike kontratë 5-vjeçare me Legal AID Agency nga data 3 shtator 2018 – Ministria Britanike e Drejtësisë!.
Lajmi jepet nga vet avokat Naim Hasani në FB i cili shkruan:
“Të dashur bashkatdhetarë që jeni rezident në Britani, Shqipëri ose Europë dhe që keni nevojë për shërbime dhe këshilla ligjore për çështjet e azilit dhe emigracionit, çështje të së drejtës publike, Judicial Review, të drejtat e njeriut dhe të drejtës civile, kam shumë kënaqësi të njoftoj se falë përkushtimit tim profesional dhe sukseseve shumëvjeçare, në shërbim te shtresës në nevojë, Ministria e Drejtësisë Britani ka lidhur kontrate 5 vjeçare më zyrën time Avokatore Oliver & Hasani Solicitors për të përfaqësuar klientët në çështjet e mësipërme ligjore nëpërmjet LEGAL AID (shërbime pa pagesë të subvencionuara nga shteti) për të gjithë ata persona që plotësojnë kriteret përsa i përket të ardhurave më nivel të ulët ose që janë të papunë dhe që plotësojnë edhe kriteret për merita të mjaftueshme në çështjet e tyre ligjore.
Natyrisht ky është një vlerësim i jashtëzakonshëm kur një kontratë shërbimesh LEGAL AID i akordohet për të parën herë, një avokati britanik me origjinë shqiptare. Krenar të kem nënshkruar këtë kontrate në prag të përvjetorit të 11 si avokat i Gjykatës Supreme dhe nominimit tim si kandidat potencial për çmimin “Avokati më i mirë për të Drejtat e Njeriut 2018” në Britani, çmim i cili do të shpallet në Londër më 17 Tetor 2018. Po ashtu kam kënaqësi të njoftoj se kompania ime, qe nga data 3 Shtator 2018 ka ndërruar zyrat e saj dhe hapi dyert në adresën; Oliver & Hasani Solicitors- Ndryshim adrese - (Adresa e re: 17 Westmoreland Road, Queensbury, London NW 9 9RL. TEL: 0207 998 0035 - FAX: 0207 998 0035, E-mail: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. si dhe në numrin (++44) 0207 998 0035!“.
Zyra e avokat Naim Hasanit shërben me një staf mjaft të kualifikuar multietnik dhe multilinguar, ku përveç çështjeve të financuara privatisht do të zbatoje me përpikmëri kontratën e lidhur në Ministrinë e Drejtësisë në shërbim te të gjithë komuniteteve të ndryshme në Londër. Nëse keni nevoje për këshilla dhe përfaqësim ligjore për çështje azilit dhe Emigracioni, jeni në detention centre (kampe) duke pritur shqyrtimin e kërkesës për azil nga Ministria e Brendshme Britanike ose për arsye tjera ligjore, përfshi edhe çështje te heqjes se shtetësisë Britanike, aplikime për të qëndruar në Britani, përfaqësim në apelime në gjyq ose nëse u janë refuzuar aplikimet për leje qëndrimi, bashkim familjar ose u është refuzuar kërkesa e azilit pa të drejte gjyqi dhe ju duhet te aplikoni për rishikim ligjor (Judicial Review) në Gjykatën e Larte ose më lart, tashme mund ta bëni këtë me zyrën tone edhe nëpërmjet LEGAL AID dhe fondeve publike.