Një vajzë e re shqiptare e cila priste një fëmijë, ju bashkua të dashurit të saj në Itali, për të punuar atje e për të nisur një jetë bashkë.
Por me të mbërritur në Piacenza, jeta e saj u kthye në tmerr.
Gruaja shtatzënë u detyrua të punojë prostitutë, pasi i dashuri i sa 40-vjecar në bashkëpunim me disa persona të tjerë e nxorrën në rrugë për të prostituuar.
Sapo e reja lindi, ata i vunë kusht, që do të shihte vajzen vetëm nëse arrinte të fitonte 200 euro në natë.
Polici italiane ka nisur hetimet dhe ka si të dyshuar kryesor për rrjetin e prostitucionit pesë persona mes tyre edhe dy shtetasit italianë të cilët adoptuan foshnjën e shqiptares.
Në dosje është gjithashtu i përfshirë edhe babai biologjik i foshnjës, i cili akuzohet për shfrytëzim dhe inkurajim të prostitucionit, akuzë kjo që sipas tij është e rreme.