Një sasi materiali bimor, i dyshuar si Cannabis Sattiva, është gjetur mëngjesin e sotëm në një automjet tip “Range Rover”, me të cilin udhëtonin tre të rinj në Vlorë.
Lënda narkotike është gjetyr e fshehur në makinën me targa AA 023 KR, gjatë një kontrolli të ushtruar nga policia në kuadër të operacionit “JAD 2018”. Sakaq, në pranga janë vënë tre shtetasit: Bezhan Dervishaj, 25 vjeç, dhe Blerim Dervishaj, 24 vjeç, të dy banues në fshatin Poçem, Mallakastër; dhe shtetasi Laim Lelaj, 26 vjeç, banues në fshatin Gorisht, Vlorë.
“Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, më datë 09.09.2018, ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve Bezhan Dervishaj dhe Laim Lelaj, si autorët e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin këta shtetas udhëtonin tip “Range Rover” me targa AA 023 KR, u gjet dhe u sekuestrua një sasi materiali bimor, i dyshuar si Cannabis Sattiva. Ngjarje për të cilën u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Blerim Dervishaj, si i dyshuar për veprën penale “Moskallëzim krimi””, thuhet në njoftimin e policisë.
Sakaq, materialet në ngarkim të këtyre shtetasve iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Moskallëzimi i krimit”.