Ambasada e Sheteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm në faqen e saj zyrtare.
Këtë herë u drejtohet gjimnazistëve me rezultate shumë të mira të interesuar për të realizuar një vit shkollor falas në një prej gjimnazeve në SHBA.
‘Jeni në klasën e 10-të ose të 11-të në shkollë të mesme? Keni rezultate të mira në shkollë? Jeni lindur nga 1 janari 2002 deri më 15 korrik 2004? Programi YES, financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, u ofron nxënësve të shkollave të mesme në Shqipëri mundësinë për të jetuar me një familje amerikane dhe për të studiuar në një shkollë të mesme në Shtetet e Bashkuara për një vit — pa pagesë! Mësoni se si mund të aplikonihttps://www.facebook.com/event... ’ shkruhet në postimin e faqes zyrtare të Ambasadës Amerikane.